Suspendohet dhe dënohet për simulimin ‘tragjikomik’ (Video)
Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, do të mungojë një ndeshje dhe do të paguajë dënim prej 2.000 eurosh për shkak të kartonit të tetë të verdhë sezonal në Serie A.
Futbollisti u ndëshkua në ndeshjen ndaj Palermos pas simulimit për njëmbëdhjetëmetërsh.
25-vjeçari ishte ballë për ballë me portierin Ujkani, ndërsa në vend që të shënonte, ai u rrëzua në mënyrë qesharake për të nxjerrë penalti.
Më pas, Bonucci ka kërkuar falje për veprimin e tij, i cili ia solli kartonin e tetë të verdhë në këtë sezon. /Telegrafi/
Category: Futboll