United fiton dramën, Cityt humb, Chelsea fiton
Manchester United e ka fituar dramën e xhiros së 19 të Premier Ligës pasi që në “Old Traffod” në ballafaqim me Newcastle United me rezultat 4:3.
Në pjesën e parë, United ka qenë duke humbur 2:1, ndërsa në minutën e 58 Evra arrin ta barazoj rezultatin.
Mirëpo, në minutën e 68, Newcastle sërish kalon në epërsi me golin e Cisse. Van Persie barazon rezultatin në 3:3 në minutën e 71, ndërsa Chicharito ia siguroi fitoren “Djajve” në minutën e fundit.
Kjo fitore e rrit epërsinë e Unitedit ndaj Cityt në shtatë pikë, pasi që skuadra e dytë nga Mançesteri pësoi humbje të parapritur nga Sunderlandi 1:0.
Në anën tjetër, Chelsea e shfrytëzuar humbjen e Cityt për t’iu afruar në pikë, duke shënuar fitore në udhëtim të Norwichi me rezultat 1:0.
Chelsea tashmë gjendet vetëm katër pikë pas Cityt dhe me një ndeshje më pak. (ORAinfo)
Category: Futboll

















