Urimet për fundvit bëjnë bashkë Casillasin, Mourinhon dhe Perezin (VIDEO)

Lina's | Tuesday, December 25, 2012 |


Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, trajneri Jose Mourinho dhe futbollistët Iker Casillas dhe Sergio Ramos janë parë bashkë në spotin e “Mbretërve” për urimet në festat e fundvitit.

Perez iu ka dëshiruar të gjithëve shëndet, sepse, siç ka thënë ai, kjo është më e rëndësishmja, derisa dëshira e tij e madh është që Reali të vazhdoj me fitore në futboll dhe basketboll.

Mourinho për vitin 2013 i ka dëshiruar familjes së tij dhe vetës shumë shëndet dhe fat, ndërsa më pas ka folur në mënyrë indirekte edhe për Realin.

“Do të jap gjithçka nga vetja në vitin 2013 dhe dua shumë triumfe në planin sportiv”, ka thënë Mourinho.
Iker Casillas, duke qëndruar pranë Mourinhos, duket se e ka harruar përplasjen verbale para ndeshjes me Malagan, dhe në mënyrë të kulturuar iu ka dëshiruar të gjithëve çdo të mirë. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!