Xhaka dëshiron të luajë rregullisht vitin e ardhshëm

Unknown | Friday, December 21, 2012 | 0 Komente

Moenchengladbach, 21 dhjetor - Mesfushori kosovar, Granit Xhaka, shpreson që vitin e ardhshëm të zërë vend si titullar te skuadra e Bundesligës gjermane, Borussia Moenchengladbach. Xhaka 20-vjeçar me Gladbachun kishte nisur mirë dhe në xhirot e para ishte titullar. Mirëpo, së fundi ai ka qenë vetëm rezervist në skuadër. "Së pari dëshira ime është që të mbetem shëndosh, kjo është kryesorja. Unë do të stërvis çdo ditë, siç kam bërë deri tash dhe do të pres rastin tim. Dua të luaj vitin e ardhshëm. Për këtë do të jap maksimumin. Trajneri merr vendimet, dhe unë duhet t'i pranoj ato. Ai është shefi", ka thënë Xhaka, përcjell "Fohlen-Hautnah.de" të enjten.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...