Ariu Shqiptar: Boksieri 13 vjeç që po ‘çmend’ amerikanët (video)

Unknown | Thursday, January 10, 2013 |


Tinejxheri shqiptar me pasaportë amerikane Reshat Mati (13) merret me disiplina luftarake, ndërsa është aq dominant për moshën e tij saqë vështirë e ka të gjej rivalë, sepse askush nuk ka guxim të hyjë në ring me të.

Ky djalosh e ka nofkën “Ariu shqiptar”. Reshati deri më tash i ka 22 tituj në boks, mundje, ulimate fight...
“Më së shumti e do MMA-në, sepse kjo disiplinë është kombin i të gjitha sporteve tjera. Është sport i vështirë. 

Nëse shoh se gjatë meçit, djali im merr goditje të rënda, do ta ndërprerë luftën. Ai stërvitet pesë herë në javë, nga dy orë e gjysmë. Shkon në shkollë, ushqehet, i bën detyrat e shtëpisë dhe shkon në stërvitje. Në Nju Jork nuk ka rival, kështu që duhet të udhëtojmë nëpër SHBA që të gjejmë kundërshtar”, ka thënë babai i Reshatit, Adrian Mati, raportojnë mediat amerikane. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!