Armstrong: Me doping fitova garat e rëndësishme

Unknown | Wednesday, January 16, 2013 |

Lance Armstrong, ish 7 herë kampioni çiklizmit, pranon më në fund se ka përdorur substanca të ndaluara, përfshi edhe dopingun, për të fituar shumicën e garave. 

Pas muajsh hetimesh dhe mohimesh të së vërtetës, ai e ka pohuar këtë në një intervistë dy orë e gjysmë të gjatë për gazetaren amerikane, Oprah Winfrey. 

Duke rrëfyer të shkuarën përpara kamerave, ish-kampioni 41-vjeçar, u ka kërkuar falje publike të gjithëve për atë çka ka ndodhur, duke  pranuar fajin e tij. Madje ai ka përmendur edhe emra me peshë në botën e çiklizmit që kanë qenë në dijeni të këtyre skandaleve dhe kanë pasur ndikim në përdorimin e subtancave të ndaluara stimuluese.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!