Cavani, Cavani, Cavani... Roma në tapet (video)
Napolit i ka takuar derbi i javës së 19 në Serie A, pasi që ka mposhtur 3:1 Romën në “San Paolo”.
Sulmuesi i Uruguait, Edinson Cavani ka qenë edhe një herë protagonisti kryesor, duke i shënuar tre golat për napolitanët. (min. 4, 48 dhe 70).
Golin e katërt për vendasit e shënoi Maggio në minutën e 90-të.
Golin e vetëm për Romën e ka shënuar Osvaldo në minutën e 73.
Musfushori kosovar, Valon Behrami ka luajtur për 90 minuta për Napolin, kurse Blerim Xhemajli është inkuadruar në lojë në minutën e 65-të në vend të Inlerit.
Kjo fitore e ngrit Napolin në vendin e tretë në renditje me 37 pikë, dy më pak se Lazio dhe shtatë me pak se Juventusi.
Roma mbetet në vendin e gjashtë me 32 pikë, ndërsa Interi zbret në pozitën e pestë. (ORAinfo)
Category: Futboll