Chelsea në vend të tretë
Me rezultat prej 4-0, Chelsea e ka mposhtur Stoke Cityn në udhëtim.
Në ndeshjen e zhvilluar në Britannia Stadium, mysafirët luajtën më mirë në fraksionin e parë, por arritën të shënojnë vetëm një herë.
Pas një krosimi të Juan Matas, Jonathan Walters e gaboi portën për t’ua dhënë epërsinë Bluve (45’+1).
I disponuari për të shënuar autogola, Walters, realizoi përsëri në pjesën e dytë (63’), pas një harkimi nga këndi.
Mata u ndal në mënyrë të palejuar në zonë, ndërsa Frank Lampard e trefishoi epërsinë nga penaltia (66’).
Eden Hazard pranoi një top nga Juan Mata për të realizuar një gol të bukur (73’).
Mbrëmja e tmerrshme e Jonathan Walters u konkretizua me dështimin e tij nga penaltia për ta shënuar golin e nderit.
Chelsea mban pozitën e tretë në tabelë, me një pikë më shumë se Tottenhami dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Category: Futboll