Liga mbarëkombëtare, rrugë drejt bashkimit kombëtar

Unknown | Monday, January 07, 2013 |


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, një ligë mbarëkombëtare është jo vetëm gëzim për tifozat kuq e zi, por një rrugë drejt bashkimit kombëtar.

“Të dashur miq, idea e një Lige mbarëkombëtare të futbollit duket se është pritur me entuziazëm në tërësi, por në mënyrë të veçantë nga tifozat kuq e zi, si një akt tjetër në rrugën e bashkimit kombëtar. Në të vërtetë janë tifozët e mrekullueshëm kuq e zi frymëzues të krijimit të Ligës mbarëkombëtare të futbollit shqiptar. Ata prej vitesh bashkuan entuziazmin mbarëkombëtar të futbollit shqiptar dhe u bënë si të thuash zgalemët e bashkimit kombëtar. Me kujtohet një ditë ndeshjeje ndërkombëtare se si ata kishin "veshur" Tiranën kuq e zi. Një diplomat i huaj kurioz dhe disi i shqetësuar me pyeti se c'po ndodhte kështu. Unë iu përgjigja shkurt: Shqiptarët po bashkohen, Tirana sot siç e shikon është e tyre dhe duket më e re dhe me e bukur se kurrë”, shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook..

Sipas tij, më parë krijimi i Ligës mbarëkombëtare të futbollit nuk mund të pranohej kurrë nga pushtuesit dhe diktatura.

“Sot jemi të lirë dhe asgje nuk mund të pengojë ekipet e qyteteve të trojeve etnike shqiptare të ndeshen njëri me tjetrin. Ato nuk kanë nevojë të marrin leje për ndeshjet e tyre jo miqësore por vëllazërore për bashkimin e kombit, futbollit të tij. Ne fillim Liga nuk do ndryshojë përfaqësimin ndërkombetar të futbollit shqiptar, por do t'i jape nje hov te ri futbollit në trojet etnike shqiptare, talenteve dhe yjeve të futbollit shqiptar. Ne do ta krijojmë atë”, shkruan Berisha. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!