Llorente nga qershori lojtar i Juventus
Duket se mes Juventus dhe Athletic Bilbaos është arritur marrëveshja për kalimin e sulmuesit Fernando Llorente në Torino. Sipas asaj që shkruan gazeta “Marca”, sulmuesi i Athletic Bilbaos dhe Juventusi gjetën gjuhën e përbashkët për të nënshkruar deri në vitin 2017.
“Marca” shton se transferimi i lojtarit bask do të bëhet në 30 Qershshor kur përfundon edhe kontrata e tij me Athletic Bilbaon. Për të mbyllur gjithë anën ligjore, agjenti i Llorentes ndodhet në Itali dhe nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, zyrtarizimi do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim. Sipas asaj që nënvizohet në shkrim, Juventusi nuk ka shkelur asnjë normë ligjore të FIFA-s sepse bisedimet me lojtarin nisën rreth 6 muaj përpara skadimit të kontratës së tij, afat ky i përcaktuar edhe në artikullin 18 të rregullores.
27-vjeçari do të përfitojë rreth 4.5 mln Euro në sezon, ndërsa transferimi i tij në Torino do të kryhet me kosto zero sepse ai lirohet nga çdo detyrim kontraktual gjatë muajve të parë të verës.
Category: Futboll