Totti: Mund të luaj deri në moshën 50 vjeçe
Sulmuesi i Romës, Francesco Totti, thotë se ai mund të vazhdojë të luajë deri në moshën 50 vjeçare dhe synon të shkelë edhe në fushën e stadiumit të ri të klubit, në vitin 2016.
Legjenda e Giallorossëve e ka kaluar të gjithë karrierën e tij në Olimpico dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm duke shënuar gashtë herë këtë sezon. Ai po ashtu ka thënë se nuk ka synime të pensionohet.
“Presidenti thotë se ai shpreson që unë të shënoj golin e parë në stadiumin e ri dhe shpresoj se mund ta bëj këtë, edhe pse ai është katër vite larg”.
“A mund të luaj deri në moshën 50 vjeçe? Kush e di, do të jetë vështirë por asgjë nuk është e pamundshme”, ka thënë Totti.
Category: Futboll