A ka kush e ndal Messin? Shënon në 15 ndeshje rresht

Unknown | Sunday, February 24, 2013 |

Lionel Messi vazhdon të mahnit në La Liga. Sulmuesi argjentinas realizoi mbrëmë në fitoren 2:1 ndaj Sevillas, duke shënuar kështu në ndeshjen e 15-të rresht në kampionatin spanjoll të futbollit. Një gjë të tillë nuk e kishte bërë kurrë ndonjë lojtar më parë në histori të futbollit spanjoll. Njëherësh, futbollisti më i mirë në botë arriti në kuotën e 38 golave këtë sezon. Duke e pasur parasysh se kanë mbetur edhe 13 xhiro për të përfunduar kampionati, atëherë lirisht mund të thuhet se Messi mund ta arrijë shifrën e 50 golave këtë sezon, siç bëri edhe vitin e kaluar. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!