Çfarë Bayerni, çfarë rekorde (video)

Unknown | Saturday, February 16, 2013 |


Titulli i kampionit në Bundesligë, definitivisht mund të quhet i mbyllur, pasi gjigandi gjerman, Bayern Munchen, po shkatrron gjithçka që po i del përpara, duke shënuar edhe një fitore të radhës në Bundesligë, duke mposhtur skuadrën Wolfsburg, 0-2.

Golin e parë për Bayernin, e shënoi Mario Mandzukic, në minutën e 36, ndërsa për golin e dytë u përkujdes Arjen Robben.

Bayern, jo vetëm që ka arritur të ikë 18 pikë nga vendi i dytë, mirëpo nuk po pëson as gola, ku në 11 ndeshje sa i ka zhvilluar si musafir në këtë sezon, ka pësuar vetëm një golë, ndërsa Manuel Neuer, nuk ka pësuar gol që 450 minuta, apo në pesë ndeshjet e fundit.

Vërtet i frikshëm ky Bayern, që të Martën do të jetë musafire në Londër, tek skuadra e Arsenal. (Betim Zeqiri/ORAinfo) 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!