Fiton Barcelona, Messi kalon shifrën prej 300 golash

Unknown | Sunday, February 17, 2013 |


Barcelona nuk e kishte të lehtë me Granadan, por në fund katalanasit nuk gabojnë duke fituar 2-1 në një fushë që gjithmonë i ka krijuar probleme skuadrës blaugrana.

Në fakt ishin vendasit ata që realizuan të parët me Ighalo në minutën e 26. Në pjesën e dytë në minutën e 50 është ai, përhershmi Lionel Messi, që shpëton Barcelonën duke rivendosur barazpeshën e duke regjistruar një tjetër rekord personal, pasi e çoi në 301 numrin e golave me fanellën e katalanasve, si dhe që realizon në 14 ndeshje radhazi.

Kjo edhe pse “Pleshti” shënoi dhe golin e avantazhit për Barcelonën me një supergoditje. Skuadra e Vilanovas qëndron e qetë në vendin e parë që tashmë shkon në kuotën e 65 pikëve në La Liga.

Malaga nuk gabon përballë Athletic Bilbaos. Goli i Saviolas i ka mjaftuar vendasve për të fituar ndaj skuadrës së Bieslas. Malaga falë kësaj fitoreje konsolidon pozitat në vendin e katërt me 42 pikë të grumbulluara.

Në takimin tjetër Getafe i bën “dush të ftohtë” Celta Vigos. Vendasit fituan me rezultatin 3-1 duke çuar në një krizë relutatesh skuadrën e Paco Herreras që prej kohësh ka harruar të fitojë, me të ardhmen e trajnerit që ndodhet në “fije të perit”.

Golat për Getafen i shënoi, Colunga 10’, Castro 34’, Fernandez 42’. Me këtë fitore Getafe ngjitet në kuotën e 32 pikëve ndërsa Celta vazhdon të qëndrojë në vendin e 18.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!