Goli i Balotellit ‘çmend’ Crudelin (Video)

Unknown | Saturday, February 16, 2013 |


Fitorja e Milanit ndaj Parmas e posaçërisht goli i Mario Balotellit, kanë ‘çmendur’ sërish komenatatorin e Milan Channel, Tiziano Crudeli.

Ai i është gëzuar në stilin e tij të ‘çmendur’ golit të Balotelli.

Crudeli me këtë rast ka thurur edhe këngë gjatë komentimit për Marion.

Ndryshe, Mario Balotelli e tregoi formën e tij të lartë para ndeshjeve të mëdha me një eurogol nga gjuajtja e lirë në minutën e 78-të.

Ndeshja përfundoi në të mirë të Milanit me rzultat 2:1. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!