Ja si e përcollën mediat spanjolle El Clasico

Unknown | Thursday, February 28, 2013 |

Shtypi europian dhe sidomos ai Spanjoll ka përcjellë El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madrid. Ajo që ka rënë në sy në titujt e mediave më të mëdha janë elozhet për asin portugez Cristiano Ronaldo, dhe sigurisht Real Madrid, duke e cilësuar si skuadrën më të mirë të momentit. Revolcon, përmbysje, ky është titulli i Marcas që hap edicionin e saj pas klasikes së kthimit në Kupën e Mbretit. 

Sin excusas, pa shfajësim. Ky është titulli që përdor El Mundo Deportivo, që në brendësi shkruan se kjo është një humbje që djeg shumë.Ndërkohë Sport.es e hap me titullin, ishte një shkatërrim por… duhet të riktheheni. Ajo që bie në sy në brendësi të dy gazetave katalanase është se në fushë është parë një Barcelonë e panjohur më parë. 

Ndërkohë as nuk përmbahet me titullin e saj, mere, mere dhe mere, teksa në brendësi të shkrimit nuk diskutohet që në këto moment reali konsiderohet një skuadër më e mirë se Barcelona.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!