Pato rilind në Brazil, goli i tretë për të (Video)

Unknown | Thursday, February 28, 2013 |

Alexandre Pato duket se është rilindur në Brazil. Futbollisti brazilian i dha fund periudhës së errët në Milan, ku e përshkuan lëndimet e njëpasnjëshme muskulore, duke u rikthyer në atdhe, ku po shkëlqen me ekipin Corinthians. 

Përfaqësuesi brazilian shënoi në fitoren 2:0 ndaj ekipit Millonarios në evenimentin Taça Libertadores 2013. Kjo ndeshje u zhvillua pa praninë e shikuesve, ndërsa Pato e gjeti golin e tretë në fanellën e ekipit brazilian. /Fish Media/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!