Për herë të parë në histori të NBA-së, fanella me mëngë

Unknown | Saturday, February 23, 2013 |

Në histori të kampionatit amerikan të basketbollit NBA nuk kishte ndodhur që një ekip të luante ndonjëherë me fanella me mëngë. Mirëpo, kjo ndodhi mbrëmë, ku Golden State Warriors e përdorën këtë metodë, duke i dhënë fund serisë prej 16 ndeshjesh pa fitore ndaj San Antonio Spursit, duke fituar me rezultat 107:101, pas vazhdimeve.

Jarret Jack shkëlqeu me 30 pikë e 10 asistime, tek ekipi fitues. Në anën tjetër, 20 pikët e Danny Green ishin të pamjaftueshme për udhëtuesit.

‘Luftëtarët’ do ta përdorin këtë metodë edhe më 8 mars kundër Houston Rockets dhe më 15 mars ndaj Chicago Bulls. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!