Seria A: Milan thyen Parmën 2 me 1

Unknown | Saturday, February 16, 2013 |

Milani vazhdon serinë e rezultateve pozitive duke mundur Parmën në San Siro, e duke gjetur sërish te Baloteli liderin e tyre, me sulmuesin që shënon sërish duke veshur kostumin e protagonistit në mungesë të El Sharauit. 

Kuqezinjtë e nisin ndeshjen disi ngadalë, me Parmën që shfaqet më agresive duke rrezikuar disa herë portën e Abiatit, por nuk janë të saktë në finalizim. Milani rritet me kalimin e minutave, por Parma gjithsesi reziston, të paktën deri në momentin kur mbrojtësi Paleta, mendon të bëjë një dhuratë duke i dhënë avantazhin kuqezinjve. 

Milani kalon përpara me sforcën më të vogël. 1-0 mbyllet pjesa e parë. Dhe fraksioni i dytë ka ritëm të lartë, me Milanin që shfaqet më ngulmues duke vendosur disa herë në vështirësi portën e emilianëve. Gjithsesi të dyja skuadrat tregohen të kujdesshme për të mos lëshuar shumë terren, dhe sulmuesit e kanë të vështirë të gjejnë hapësirat e duhura për t’u shfaqur përpara portave respektive. 

Rastet më të mira paraqiten për Milanin, por kuqezinjtë nuk arrijnë të gjejnë dot rrugën e rrjetës të paktën deri në minutën e 78-të ku i zakonshmi Baloteli gjen golin e 2-0 dhe të katërin personal me Milanin, duke u shfaqur dhe njëherë si lideri i ri i kësaj skuadre. 

Nderkohe goli i nderit per miqtë realizohet ne fund të kohës shtesë nga Sansone. Milani merr tre pikë të rëndësishme për renditjen duke e gjetur tashmë veten zyrtarisht në vendin e tretë përkrah Lazios.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!