Trajneri që vjedhi natën në Angli!
Ish futbollisti i njohur italian, deri javën e kaluar trajner i skuadrës angleze Swindon Town, është bërë pjesë e një skandali në Angli. Di Cannio është kapur në kamerat e sigurië duke hyrë natën te ish skuadra e tij, Swindon për të marrë foto të tij që kishte me këtë skuadër.
Akti i çuditshëm i trajnerit italian është zbuluar në mëngjesin e të enjtes, ku zyrtarët e klubit kanë mbërritur në zyrat e tyre dhe kanë zbuluar se mungonin shumë fotografi.
Pasi janë parë pamjet e regjistruara gjatë natës nga kamerat e sigurisë, është zbuluar se këtë veprim e kishte kryer Di Kanio bashkë me stafin e tij, pasi kishte një kopje të çelësave të zyrave të klubit./Indeksonline/
Category: Futboll