Balotelli gjobitet pasi pi cigare

Lina's | Sunday, April 07, 2013 |

Mario Balotelli duket të jetë i lidhur ngushtë me duhanin. Sulmuesi italian nuk ka duruar pa ndezur një cigare, duke shkuar në tualetin e aeroplanit me të cilin udhëtonte nga Milano në drejtim të Toscanas, për sfidën ndaj Fiorentinës. Këtë veprim të ish futbollistit të Interit dhe Manchester City e kanë parë drejtuesit e klubit kuqezi. Zëvendës presidenti Adriano Galliani ka vendosur ta gjobisë me të holla futbollistin problematik. Edhe në të kaluarën, futbollisti italian ishte filmuar dhe ishte kapur nga aparatet fotografike duke konsumuar duhan.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!