Barca u jep pushim, ata stërviten

Unknown | Tuesday, April 16, 2013 |


Barcelona u ka dhënë pushim lojtarëve të tyre pas ndeshjes me Zaragozën. Messi, Iniesta, Valdes, Jordi Alba, Bartra e Pinto nuk po shfrytëzojnë në maksimum pushimin e tyre. Pavarsisht pushimit të dhënë, lojtarët balaugrana janë parë në stërvitje në mëngjesin e sotëm.
Madje Mascherano dhe Puyol të cilët po shërohen nga lëndimi, kanë kërkuar tretmane nga masazheri i skuadrës duke u përgatitur fizikisht tërë kohën.
Lojtarët duhej të riktheheshin nesër në stërvitje por që ata nuk kanë "përfillur" urdhërin e Vilanovës./Indeksonline/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!