Ilicic s’është normal, e kalon krejt ekipin dhe shënon! (Video)
Josip Ilicic me të vërtetë s’është normal. Mesfushori i Palermos e ka bërë veprimin më të mirë në karrierë dje, në fitoren 3:1 ndaj Sampdorias. Futbollisti slloven e kaloi krejt ekipin nga Genova, për të shënuar në fund, duke e ndihmuar ekipin sicilian për të ardhur tek trepikëshi mjaft i vlefshëm, në luftën për mbijetesë. /Fish Media/
Category: Futboll