Iniesta: Bayerni i fortë, por e duam finalen me Realin

Edw | Saturday, April 20, 2013 |

Andrés Iniesta e sfidon Bayern Munichun, duke e lansuar Barcelonën drejt finales së Ligës së Kampionëve. I intervistuar nga e përditshmja spanjolle Marca, 28 vjeçari ka folur për sfidën e dyfishtë kundër gjigantit bavarez.
“Nuk besoj që Bayerni është favorit. Është një skuadër e madhe me lojtarë të mëdhenj, por edhe Barcelona është ekip i madh. Skuadra gjermane e ka fituar Bundesligën dhe është në finale të Kupës së Gjermanisë. Do të jetë një sfidë emocionuese, por ne duam ta kalojmë turnin. Të luajmë në finale me Real Madridin do të ishte speciale”, deklaroi mesfushori spanjoll.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!