Kush po pastron kaq mirë?

Unknown | Monday, April 08, 2013 |


Është njëri nga sulmuesit më të mirë në futbollin evropian, por që tani gjykata ka vendosur që për pak kohë ti ndërroj profesionin.
Carlos Tevez është parë duke pastruar në një parking në qytetin e Manchesterit. Sulmuesi i Manchester Cityt është dënuar nga gjykata me 250 orë në shërbim të komunitetit. Tevez ishte zënë pa leje për ngasje të veturës duke u dënuar nga gjyakata.
Gazeta e famshme britanike "The Sun" ka publikuar fotot ekskluzive të Tevez të cilit i ishin veshur teshat e pastruesve, ku mirrej me pastrimin e parkingut dhe pagesat e veturave./Indeksonline/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!