Messi: Po punoj për t’u kthyer, jam mirë

Unknown | Monday, April 08, 2013 |

Lionel Messi pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint Germainit. Futbollisti argjentinas po punon për të qenë i gatshëm që ta ndihmojë skuadrën e Barcelonës që të shkojë në gjysmëfinale, pasi takimi i parë i zhvilluar në Paris kishte përfunduar baras, 2:2.
“Po punoj shumë për rikuperimin tim. Jam mirë”, ka thënë ylli argjentinas. Ai ndihet i lumtur për rikthimin e Eric Abidalit në fushën e blertë pas një kohe të gjatë dhe për fitoren e fundit të Barçës në La Liga. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!