Reali i përgjigjet Barçës (Video)

Unknown | Monday, April 15, 2013 |

Real Madridi i është përgjigjur Barcelonës, duke shënuar fitore të thellë, me rezultat identik 3:0, në duel me Athletic Bilbaon, në ndeshjen e fundit të zhvilluar sonte në La Liga.

Cristiano ka qenë njeriu i ndeshjes duke realizuar dy gola për ekipin e Jose Mourinhos, ndërsa një tjetër e shtoi Gonzalo Higuain.

Me këtë fitore, ‘Los Blancos’ e ruajtën distancën 13 pikëshe me kryesin Barcelona, 7 xhiro pa përfunduar sezoni në kampionatin spanjoll të futbollit. /Fish Media/


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!