Thiago Silva ia bën me sy Barcelonës

Lina's | Friday, May 10, 2013 |

Menaxheri i Thiago Silvës, Paulo Tonietto, nuk e përjashton mundësinë e transferimit të klientit të tij nga Paris Saint-Germain në Barcelonë. “Një transferim i Thiago Silvas më duket i vështirë, mendoj se do të qëndrojë në PSG. Ka kontratë dhe para së gjithash, Barcelona duhet të flasë me PSG-në”, deklaroi fillimisht ai për RAC1.
“Vitin e kaluar, diskutuam me Barcelonën, por në fund PSG u tregua shumë më i shpejtë dhe ofroi më shumë para, duke e gjetur menjëherë marrëveshjen me Milanin. Këtë vit, megjithatë, nuk ia mbyllim dyert Barcelonës, e as klubeve tjera”, përfundoi Tonietto. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!