Ronaldo te Unitedi, Rooney te Reali?

Sinani | Sunday, June 23, 2013 |

Rikthimi i Cristiano Ronaldos në Angli te Manchester United nuk shihet aq i pamundur nga mendiat britanike. Sipas tabloidit britanik “Daily Star”, “Djajtë e Kuq” po luajnë kartën Wayne Rooney për të bindur Real Madrid, që të lërë të lirë futbollistin e saj. Media anglezw pretendon se klubi kampion i Premier Leagues është i gatshëm të shkëmbejë sulmuesin e kombëtares së “Tre Luanëve” me Ronaldon duke i ofruar gjithashtu “Los Blancos” dhe 30 milionë euro, duke e vlerësuar përafërsisht futbollistin portugez rreth 70 milionë euro, duke qënë se kartoni i Rooney vlerësohet përafërsisht 40 milionë euro.
Për më tepër, për tabloidin britanik, trajneri i ri i Realit, Carlo Ancelotti gjithmonë ka shprehur simpatinë e tij për sulmuesin anglez dhe madje mund të jetë i gatshëm dhe për ta shitur Ronaldon për të mbërritur te ai.
Manchester United njëkohsisht është gati t’i ofrojë Ronaldos dhe fanellën me numër shtatë nëse vendos të rikthehet në “Old Traford”, e cila aktualisht mbahet nga ekuadoriani Antonio Valencia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!