Al-Khelaifi: Mos ma prekni Silvën, se ua marr Messin

Sinani | Friday, July 19, 2013 |

Presidenti i Paris Saint Germainit, Nasser Al-Khelaifi dëshiron ta blindojë Thiago Silvan. Ai kërcënon se do t’i prek yjet e Barcelonës, nëse klubi katalunas i bën presion që ta transferojë qendërmbrojtësin Thiago Silva.
“Nëse Barça e paguan klauzolën e Thiagos, unë do ta paguaj klauzolën e Messit”, ka thënë miliarderi arab për portalin francez actusports.fr.
Të mërkurën flitej se gjiganti francez është i gatshëm t’i paguajë 530 milionë euro, për t’ia blerë Barcelonës tre yjet: Lionel Messin (250 milion), Andre Iniestan (200 milionë) dhe Xavi Hernandezin (80 milionë).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!