Barcelona i vërsulet opsionit të fundit, Daniel Agger

Lina's | Sunday, August 25, 2013 |

Trajneri i Barcelonës, Tata Martino ditë më parë theksoi se gjiganti katalunas nuk do të transferojë lojtarë në ditët e mbetura të afatit kalimtar veror, por mediat e huaja shkruajnë ndryshe. 

Sipas tabloidit britanik Daily Mirror, Barça insiston ta ketë në ekip qendërmbrojtësin e Liverpoolit, Daniel Agger, pasi dështoi ta transferonte Thiago Silvan nga PSG-ja dhe David Luizin nga Chelsea. 

Gjithnjë sipas këtij tabloidi, klubi nga Camp Nou është i gatshëm t’i paguajë 10-15 milionë euro për qendërmbrojtësin e sigurt të Reds, duke e pasur parasysh paqëndrueshmërinë e kapitenit Carles Puyol, që lëndohet shpesh në dy sezonet e fundit. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!