David Villa i hakmerret Barcelonës, gol fenomenal me volej (Video)

Lina's | Wednesday, August 21, 2013 |



David Villa i është hakmarrë Barcelonës që e largoi gjatë kësaj vere, duke treguar se ende vlen. Sulmuesi spanjoll ka realizuar gol fenomenal ndaj gjigantit katalunas, në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës, e cila po zhvillohet sonte në Vincente Calderon. 

Ish sulmuesi i Valencias e mori një top nga e majta dhe me një goditje volej shënoi një super gol. Ajo që ra në sy ishte edhe gëzimi i madh i Villas për golin që e shënoi, edhe pse deri dje ishte lojtar i Barçës. /Fish Media/

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!