Revolucioni ‘vrrasës’ i Real Madridit

Lina's | Tuesday, August 27, 2013 |

Mund të jetë edhe ky ekip i madh. Mbretërit e Madridit, nisen drejt një revolucioni të vërtetë në skuadër në fazën sulmuese, si një reaksion zinxhir që nis më transferimin e Gareth Bale në “Santiago Bernabeu”. 

Sipas gazetës angleze “Mirror”, Florentino Perez nuk është tërhequr nga blerja e Luiz Suarez, por për të arritur te sulmuesi uruguajan “Los Blancos” duhet të heqë dorë nga tre lojtarë shumë të rëndësishëm, Karim Benzema, Mesut Ozil dhe Angel Di Maria, të destinuar për të kaluar në Premier League. 

Por me mbërritjen e Gareth Bale dhe Luis Suarez si dhe me kontigjentin e futbollistëve që ka në ekip Carlo Ancelotti Real Madrid shndërrohet në një ekip të vërtetë ëndrrash, të cilit do ti druhej çdo kundërshtar. Duke pasur në stol yjesh me Casillas, Varane, Xabi Alonso, Kaka, Modriç etj.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!