Tragjedi në Argjentinë, lojtari vdes në fushën e lojës

Ilir Tërstena | Wednesday, August 28, 2013 |

Një tjetër tragjedi trondit botën e futbollit në Amerikën Latine ku një lojtar i divizionit të katërt në Argjentinë ndërroi jetë në fushën e lojës. 

Bëhet fjalë për Hector Sanabria-n, i cili u godit nga një atak kardiak, derisa po luante me skuadrën e tij, Deportivo Laferrere. Ndihma e mjekëve rezultoi e kotë pasi zemra e 27-vjeçarit nuk u rikthye më në punë duke ndërruar jetë rrugës për në spital, transmeton “Supersport”. 

Hector Sanabria e nisi ndeshjen kuyndër General Lamadrid si titullar por në minutën e 29-të të takimit u shtri pa ndjenja në fushën e lojës. Mjekët e të dyja skuadrave I dhanë ndihmën e parë por kjo nuk mjaftoi për ta rikthyer në jetë. 

Ndeshja u ndërpre nga arbitri Hernan Mastrangelo, i cili sqaroi se viktima nuk gjendej pranë asnjë lojtari në momentin kritik. Federata Argjentinase bën me dije se në të gjitha ndeshjet e fundijavës do të mbahet një minutë heshtje në kujtim të 27-vjeçarit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!