VIDEO: Penalltia e humbur nga L.Messi

Unknown | Thursday, August 29, 2013 |

Barcelona është fituesja e superkupës së Spanjës pasi që në ndeshjen e dytë finale të zhvilluar në Camp Nou barazoi 0-0, rezultat që favorizoi blaugranasit.  

Atletico Madrid e motivuar nga barazimi 1-1 në ndeshjen e parë dhe nga fitorja prej 5-0 në fundjavë përballë Vallecanos, hyri në këtë sfidë duke treguar një ndeshje të shkëlqyer. 

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat 0-0 me të dy skuadrat që kishin raste për shënim, por pa u tundur rrjetat. Edhe pjesa e dytë dhuroi një ndeshje të njejtë. 

Barcelona kishte posedimin e topit, ndërsa Atletico bazoi lojën në kundërzbritje. Rasti më i mirë në ndeshje ishte në minutën e 88' kur Leo Messi nga pika e bardhë nuk arriti të shënojë, duke goditur vetëm shtyllën. 

Në fund Barca doli triumfuese pasi që i ndihmoi goli i shënuar si skuadër mysafire një javë më parë në Vicente Calderon nga Neymar./veqsport

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!