VIDEO: Zonja e fillon me fitore, protagonist Tevez

Lina's | Saturday, August 24, 2013 |

Kampioni i Italisë Juventus e ka nisur me fitore sezonin e ri të Serie A. Mjaftoi një gol i Carlos Tevez që skuadra e Contes të dal me tre pikë nga transferta e vështirë. 

Juventus nuk bëri gabimin e Milanit, ndërsa mposhti si skuadër mysafire Sampdorian me rezultat minimal 0-1.  
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi prurja e re në Torino, argjentinasi Carlos Tevez i cili në minutën e 58' shfrytëzoi asistimin e Pogba për të shënuar për 0-1. 

Pas shënimit të golit, Juventus u përqendrua në mbrojtje dhe ia doli që të mbajë epërsinë deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit./veqsport

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!