Cana: Duhet të përmirësohemi

Unknown | Tuesday, September 24, 2013 | 0 Komente



Mesfushori Lorik Cana insiston se skuadra e Lazios duhet të përmirësohet për ndeshjet e ardhshme në Serie A, njoftojnë të hënën mediumet italiane.

Sipas Canës, ekipi i Lazios është treguar naiv në derbin lokal kundër Romës. Roma të dielën mposhti Lazion me rezultatin 2:0. Roma është në krye me 12 pikë pas katër javëve, ndërsa Lazio ka gjashtë pikë më pak.

"Ishim naivë ndaj Romës dhe patjetër duhet të përmirësohemi për ndeshjet e tjera. Nuk guxojmë të bëjmë lëshime të tilla", ka thënë Cana./koha.net

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...