Babai i Januzaj, kritikon trajnerin e Belgjikës

Lina's | Thursday, October 17, 2013 | 0 Komente

Babai i anësorit të Manchester United, Adnan Januzaj, ka kritikuar trajnerin e Belgjikës, Marc Wilmots, për mënyrën se si i është drejtuar lojtarit.

Belgjika një kohë të gjatë është përpjekur ta bindë Januzajn të luajë për ta, por Wilmots gjatë vikendit tha se ai nuk është i bindur nga aftësitë e lojtarit.
“Është e pamundshme të bisedosh me mua. Djaloshi është në dispozicion? Ai dëshiron të luajë? Atëherë perfekt, okej, më trego. Nëse je në nivel kulmor te Manchester, më trego aftësitë dhe pastaj nëse unë kam nevojë, do të bëj ftesë. Nuk bëj premtime!” , pati thënë Wilmots.
Por, babai i lojtarit, Abedin Januzaj, ka reaguar furishëm, duke thënë se këto fjalë vetëm sa e largojnë lojtarin nga zgjedhja e Belgjikës.
“Kjo është paturpësi. Ne kurrë nuk kemi reaguar ndaj përzgjedhjeve, telefonatave ose letrave nga Federata Belge. Janë ata që kanë kërkuar përzgjedhjen e tij, jo ne. Vërejtjet e Wilmots nuk do ta bëjnë më të lehtë tash. Ne jemi të zemëruar në këto komente”, ka thënë Abedini, i cili edhe është menaxher i djalit të tij. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...