Capello: Ronaldo (origjinali) ishte më i miri

Unknown | Friday, October 18, 2013 | 0 Komente

Fabio Capello thotë se braziliani Ronaldo, ka qenë sulmuesi më i mirë të cilin ai e ka menaxhuar ndonjëherë.

Menaxheri aktual i Rusisë ka punuar me figura legjendare si Alessandro Del Piero, Raul, Marco van Basten, Francesco Totti dhe Ronaldo gjatë karrierës së tij dhe mendon se braziliani ishte më i miri prej të gjithëve.
“Teknikisht më i miri? Absolutisht, Ronaldo – dhe jo Cristiano”, ka thënë Capello gjatë një seance pyetje përgjigje, përmes llogarisë zyrtare të UEFA-së në Twitter.
“[Marco] Van Basten ishte shumë i mirë, por mendoj se kur Ronaldo ishte në formë, ai ishte më i miri”, ka shtuar italiani. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...