Tevez i befasuar nga Serie A

Unknown | Thursday, October 03, 2013 | 0 Komente

Ylli i Juventusit, Carlos Tevez, ka pranuar se ai është befasuar nga vështirësitë e futbollit italian.

Argjentinasi iu bashkua Zonjës së Vjetër gjatë verës nga Manchester United dhe ka shënuar tri gola në tetë ndeshje, por Tevez thotë se është i befasuar nga konkurrenca në kampionatin italian.

“Unë mund t’iu them se çfarë kam menduar për futbollin italian. Unë mendoja se askush nuk vrapon, është lojë e ngadaltë, është lojë e lehtë. Tani mund të them se nuk është kështu”.

“Është futbolli më i vështirë në botë. Shumë detaje të vogla janë të rëndësishme. Ne punojmë shumë në nivel fizik dhe taktik. Mendoj se është e kundërta e asaj që kam menduar”, ka thënë Tevez. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...