Barcelona interesohet per Riberyn dhe Lahmen
Sipas mediave gjermane sekretari sportiv i Barcelonës, Txiki Begiristain, këtë muaj e ka vizituar Munihun për të tentuar transferimin për afatin kalimtar veror të dyshes së Bayernit, Philipp Lahm dhe Franck Ribery.
E përjavshmja gjermane “Sport Bild” njofton se vlera aktuale e mbrojtësit të krahut Philipp Lahm, i cili ka kontratë me bavarezët deri në vitin 2012, është 25 milionë euro, ndërsa Ribery vlen 35 milionë euro dhe është i lidhur me Bayernin deri në vitin 2011. Edhe pse zyrtarët e Bayernit kanë njoftuar se kataluansit nuk kanë bërë ofertë formale për lojtarët e tyre, “El Mundo Deportivo” njofton se Barca planifikon përforcimin e skuadrës në afatin kalimtar veror, ndërsa Lahm dhe Ribery do të ishin zgjedhje e përsosur.
Category: Futboll
0 Komente