Nani: Jam ndër më të mirët në botë

dardanmiftari | Monday, November 01, 2010 | 0 Komente

Nani beson se për momentin ai është një prej futbollistëve më të mirë në botë.
Anësori portugez po tregon një formë të shkëlqyeshme për Manchester United, dhe nuk e ka fshehur entuziazmin e tij.
“Si futbollist mendoj se jam afër asaj të jem sa më i kompletuar që mundem. Tash mund të them se jam një prej më të mirëve në botë”.
“Luaj në klubin më të mirë në botë dhe jam futbollist vendimtar, shënoj gola, asistoj, kam ndikim në fitoret e ekipit. Duhet të besoni në vete, të besoni në mundësitë tuaja në fushë. Ndeshjet e mëdha janë për lojtarët e mëdhenj”, ka thënë Nani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...