Totti: Nuk e meritova kartonin e kuq

dardanmiftari | Monday, November 01, 2010 | 0 Komente

Francesco Totti thotë se ai nuk e meritoi kartonin e kuq në ndeshjen kundër Lecce, kur u përfshi në një zënkë me Ruben Oliveira, i cili po ashtu u përjashtua nga ndeshja.
“Ai e vendosi dorën në fytyrën e kundërshtarit. Nuk mund të bëja asgjë tjetër përveç ta nxjerr kartonin e kuq”, ka treguar arbitri Andrea Gervasoni.
Por që të dy lojtarët kanë deklaruar se nuk janë prekur me njëri-tjetrin, ndërsa veçanërisht i hidhëruar është treguar Totti, i cili pas këtij kartoni të kuq do të mungojë në derbin e kryeqytetit italian, përballë Lazios.
“Nuk bëra asgjë. Nuk e kam goditur askënd. Nuk meritova të nxirresha jashtë”, ka thënë Totti.
Sipas Corriere dello Sport, Roma do të ankohet nëse Totti suspendohet më shumë se një ndeshje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...