Cech: Chelsea kurrë nuk mposhtet

dardanmiftari | Monday, November 01, 2010 | 0 Komente

Petr Cech thotë se lojtarët e Chelseat kurrë nuk ndjehen të mposhtur.
Blutë erdhën nga disavatantazhi 1-0 për të fituar në fund me rezultat 2-1 në ndeshjen e të shtunës ndaj Blackburn Rovers dhe Cech ka lavdëruar vendosmërinë e bashkëlojtarëve të tij.
“Ne kemi një atmosferë të shkëlqyeshme ekipore në dhomën e zhveshjeve. Ne e dimë se do të humbasim ndeshje, por ne kurrë nuk ndjehemi se jemi mposhtur. Ne luftojmë deri në sekondën e fundit për t’u përpjekur të nxjerrim diçka nga ndeshja”.
“Si grup, ne kurrë nuk dorëzohemi. Ka ditë kur çfarëdo që bëni, nuk mund ta fitoni, por ne përpiqemi të japim më të mirën çdo herë, të qëndrojmë së bashku dhe të luftojmë për njëri-tjetrin. Kjo është ajo që na bën neve një ekip aq të mirë”, ka thënë portieri çek.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...