Inter fiton edhe me dhjete lojtare

dardanmiftari | Thursday, January 29, 2009 | 0 Komente

Kampionët e Italisë kanë shënuar fitore prej 2-0 si mysafir i Catanias në Stadio Massimino, pavarësisht se nga minuta e 31-të luajtën me një lojtar më pak.

Mesfushori serb Dejan Stankovic krijoi epërsinë për Inter që në minutat e para të ndeshjes (5’), ndërsa asistues ishte Julio Cruz.

Që në pjesën e parë (31’) skuadra mysafire mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi që Sulley Muntari u përjashtua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes në Tedescon.

Megjithatë Nerazzurët dëshmuan se pse i prijnë kampionatit të sivjetmë duke arritur ta menaxhojnë lojën deri në fund, madje duke e dyfishuar epërsinë.

Lojtari më i mirë në Serie A për vitin 2008, Zlatan Ibrahimovic, pranoi një pasim të Stankovicit për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij (71’).

Me këtë fitore Interi distancohet me gjashtë pikë nga përcjellësi Juventus, që sonte u mposht në Friuli nga Udinese. Ndërsa edhe Milani mbetet tetë pikë prapa liderit, pas barazimit në San Siro kundër Genoas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...