Trezeguet: Lamtumire kombetare!

dardanmiftari | Wednesday, January 28, 2009 | 0 Komente

Konfirmimi i Raymond Domenech ne krye te stolit te kombetares se Frances i ka dhene goditjen perfundimtare sulmuesit Trezeguet per te shpresuar nje vend tek “Les Blues”.
Sulmuesi i Juventusit qe po e merr veten nga nje demtim i rende, i ka dhene lamtumiren kombetares se Frances, duke mos lene asnje mundesi per rikthim. Ne nje interviste dhene per “France Football” ai ka bere te ditur se ka deshire ta mbylle perfundimisht kete kapitull.“Gjate demtimit kam pasur shume kohe per te reflektuar. Analizova keto 4 vite me Domenech. Nuk jam nje nga ata qe harrojne shpejt dhe ndryshojne menyren e te menduarit. Federata vendosi te vazhdonte me Domenech, aq me keq per ta. Nuk jam aspak i kenaqur me menyren se si funksionojne gjerat ne kombetaren e Frances. Me kombetaren tashme e kam mbyllur kapitullin”, shprehet shtatelarti.Qe pas boterorit 2010 ku nuk ishte titullar, Trezeguet nuk ka gjetur hapesira ne sulmin e kombetares edhe pse ka shenuar nje lume golash me fanelen e Juventusit. Per kete ai ka fajesuar shpesh here trajnerin Raymond Domenech.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...