Beckenbauer: Ribery mund të shkojë në Real
Presidenti i Bayern Munichut, Franz Beckenbauer, ka njoftuar se ylli francez Franck Ribery mund të largohet nga bavarezët në afatin kalimtar veror dhe t’i bashkëngjitet mbretërve të Real Madridit.
Presidenti i kampionëve gjermanë është i vetëdijshëm që skuadra e tij nuk e ka mundësinë ta mbajë anësorin francez nëse ai dëshiron të largohet, derisa spekulohet se madrilenët e kanë angazhuar legjendën Zinedine Zidane që t’ia mbush mendjen ish-lojtarit të Marseille. “Ribery mund të shkojë në Madrid nëse dëshiron. Bayerni do të bëjë gjithçka për ta mbajtur, mirëpo nëse ai dëshiron të largohet, atëherë mund të shkojë para përfundimit të kontratës së tij (e cila zgjat deri në vitin 2011)”. “Klubet nuk mund t’i mbajnë lojtarët kundër dëshirës së tyre, sepse janë pikërisht lojtarët ata që vendosin për fatin e tyre. Prandaj nëse ai vërtet dëshiron të shkojë te Reali atëherë mund ta bëjë këtë”, ka përfunduar Beckenbauer.
Category: Futboll
0 Komente