Juventus bën ofertë për David Silvan

dardanmiftari | Saturday, February 14, 2009 | 0 Komente

E përditshmja sportive spanjolle “AS” shkruan se Juventusi ka bërë një ofertë për anësorin e Valencias, David Silva, e cila ka vlerën e 30 milionë eurove.
Mediat spanjolle njoftojnë se Zonja e Vjetër ka kontaktuar me përfaqësuesin e David Silvas, Jose Vicente Segui, duke i ofruar 30 milionë euro për mesfushorin e Los Che: 25 milionë do t’i paguajnë menjëherë, ndërsa pesë milionë në bazë të paraqitjeve të lojtarit. Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco, ka kërkuar një takim formal edhe me presidentin e Valencias, Vicente Soriano, i cili pritet të mbahet javën e ardhshme, për të diskutuar për termet e transferimit të Silvas. Po ashtu, mësohet se Juve do t’i ofrojë lojtarit një kontratë pesëvjeçare me një pagë vjetore prej 4.5 milionë eurosh.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...