Bilic: Eduardo është i gatshëm për Arsenalin
Trajneri i përfaqësuese së Kroacisë, Slaven Bilic, mendon se sulmuesi kroat i Arsenalit, Eduardo da Silva, është i gatshëm që të luajë për Topçinjtë.
Eduardo ka qenë jashtë fushe që nga 23 shkurti i vitit 2008 kur e kishte thyer këmbën në ndeshjen kundër Birmingham Cityt, ndërsa tani ka arritur të rikuperohet dhe pritet inkuadrimi i tij që në përballjen e të hënës kundër Cardiff City në ndeshjen e vlefshme për FA Cup. 25-vjeçari u inkuadrua në ndeshjen miqësore të cilën Kroacia e fitoi kundër Rumanisë, ndërsa Bilic pohon se Eduardo tashmë është i gatshëm të luajë për Arsenalin. “Arsene Wenger kontaktoi me mua menjëherë pas ndeshjes (kundër Rumanisë), dhe unë i thash se ai mund ta angazhojë Eduardon pa asnjë problem”, ka thënë Bilic për “The Daily Mail”.
Category: Futboll
0 Komente