Portsmouth mposht Cityn

dardanmiftari | Saturday, February 14, 2009 | 0 Komente

Portsmouthi ka filluar mbarë pas shkarkimit të trajnerit Tony Adams, duke mposhtur në Fratton Park ekipin e Manchester Cityt me rezultat 2-0.
David Nugent humbi raste të pastra për të shënuar hat-trick, para se Glen Johnson të hapë rezultatin për vendasit me golin e shënuar në minutën e 70-të të ndeshjes.Hermann Hreidarsson goditi me kokë për të gjetur rrjetën e portierit Shay Given disa minuta më vonë, gol i cili edhe vulosi rezultatin.City ishte tërësisht jashtë forme, ashtu siç ka bërë edhe në shumicën e ndeshjeve në udhëtim gjatë këtij sezoni. Djelmoshat e Mark Hughes tash kanë 10 ndeshje në udhëtim pa fitore, duke humbur edhe rastin për t’u ngjitur nga pozita e nëntë në të shtatën. Portsmouth me tre pikët e reja ngjitet në pozitën e 15-të, mbi Tottenhamin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...